Një grabitje me kërcënim është regjistruar në Tetovë.
Sipas SPB Tetovë, më 18 shtator rreth orës 00:30 është raportuar se një natë më parë, rreth orës 22:50, një person i maskuar ose ende i paidentifikuar, duke e kërcënuar me thikë punonjësen e një bastoreje sportive në rrugën “Ilinden”, ka marrë para nga arka dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po ndërmerr masa intensive për identifikimin dhe arrestimin e autorit, raporton Tetovasot.