Një përleshje mes tre personave ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicën e Jugut, pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 18 shtator, rreth orës 22:44. Në përleshje dyshohet se janë përfshirë tre persona meshkuj, shtetas të Kosovës.

“Si pasojë e përleshjes, lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat dhe i dyshuari, të cilët kanë marrë tretman mjekësor. Lëndime të lehta trupore ka pësuar edhe një zyrtar policor, i cili në atë moment ishte jashtë detyrës zyrtare dhe kishte tentuar t’i ndalonte personat e përfshirë në përleshje”, thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv.

“Dy viktimat janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa i dyshuari është intervistuar nga policia.Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet nga organet kompetente”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume