Më 5 shtator 2026, rreth orës 14:00, në Kavadar, nëpunës policorë të NJPB Kavadar kanë privuar nga liria J.F. (40) nga Kavadari.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi ka ardhur pas një denoncimi të mëparshëm se 40-vjeçari dyshohet se fizikisht ka sulmuar bashkëshorten e tij 33-vjeçare, me të cilën ishte në procedurë shkurorëzimi, si dhe e ka kërcënuar me një send të mprehtë.

J.F. është ndaluar në stacionin policor, ndërsa për rastin janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale në Kavadar.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të dorëzohet kallëzim përkatës, njofton policia.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume