Tetovë – Një 65-vjeçar nga Tetova ka denoncuar në polici se është mashtruar përmes një shpalljeje për shitjen e një automjeti në rrjetet sociale, raporton Tetovasot.
Sipas policisë, ai kishte kontaktuar personin që kishte publikuar shpalljen dhe, pas marrëveshjes, i kishte transferuar 2.490 euro si pagesë paraprake, me premtimin se automjeti do t’i dorëzohej brenda shtatë ditëve.
Të nesërmen, shitësi i dyshuar ka kërkuar edhe një pagesë tjetër, duke pretenduar se mjetet nuk kishin mbërritur. Në atë moment, 65-vjeçari ka kuptuar se ishte mashtruar dhe e ka denoncuar rastin në SPB Tetovë.
Policia po ndërmerr masa për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume