Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka ndarë një video nga paraqitja e saj e djeshme ku foli edhe për shpenzimet që lidhen me mbrojtjen e katërshes së UÇK-së.

Në paraqitjen e saj para mediave Gërvalla thotë se “deri në shtator 2026 nga buxheti i Republikës së Kosovës janë paguar 40 milionë e 611 mijë e 855 euro, për mbrojtjen dhe obligimet e tjera që lidhen me zbatimin e këtij mekanizmi”.

Tutje, ajo shton se MD nuk ka detyrime të papaguara ndaj avokatëve dhe përfituesve të tjerë.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume