Më 03.09.2026 në orën 02:20 në rrugën “Ljubo Bozhinovski Pish” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.S. (32) nga Tetova. Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve “Volkswagen Passat” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte, është konstatuar se e drejtonte gjatë kohës së masës mbrojtëse aktive “ndalesë drejtimi të automjetit”. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet fletëdenoncimi përkatës.