Сot (01.11.2026), nëpunës policorë tl SPB Tetovë – Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar, duke vepruar në bazë të informacioneve operative të pranuar më parë, realizuan një aksion për parandalimin e tregtisë së palejuar me lëndë narkotike, me ç’rast privuan nga liria dy persona nga Gostivari.
Pas ndërmarrjes së masave dhe veprimeve operative-taktike, nëpunësit policorë ndërhynë në momentin e kryerjes së shitblerjes në rrugën „Beliçica“ në Gostivar. Në vendngjarje u privuan nga liria B.I. (42) dhe S.J. (48), të dy nga Gostivari. Gjatë kontrollit të kryer ndaj personave, u gjetën kokainë dhe marihuanë.
Pas sigurimit të urdhrit të gjykatës, është realizuar bastisje në shtëpinë e B.I., ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe gjashtë paketime të tjera me kokainë, si dhe mjete financiare në vlera të ndryshme.
Të dy personat janë ndaluar në stacion policor për veprime të mëtejshme, pas çka ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

