Mevludin Talha, i punësuar në Postën e Kumanovës, ka akuzuar publikisht VLEN-in për padrejtësi dhe hakmarrje në vendin e punës.
Ai thotë se prej 2 vjetësh e gjysmë pret avancimin e premtuar pas përfundimit të arsimit të lartë, ndërsa pretendon se punonjës të tjerë janë avancuar edhe pa të njëjtin nivel arsimor.
Talha kërkon përgjigje nga Bekim Sali, Afrim Gashi, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Adnan Azizi, ndërsa paralajmëron se do ta ndjekë çështjen institucionalisht.
“Unë vetëm po reagoj për bukën time. Nuk mund ta duroj më zullumin.”
Nëse kriteret janë të barabarta, Posta le t’i publikojë: kush u avancua, me çfarë arsimi dhe mbi çfarë kriteresh?
Reagimi i plotë:
Reagim ndaj #VLEN
Ja vlen ta lexosh padrejtsin që po ma ban Vleni.
Nërmal nëse ka gazetari tmir dhe Inspektorat të punës edhe nëse funksionojn, patjetër duhet me pas edhe DORHEQJE MORALE.
Qe 2 vite e gjys une pres premtimin që dotë sistemojm pasi që e ke kry arsimin e lart.
Pas një viti Vlen në qeveri un reagova në fb
Për meju tregu se qe 1 vit jam tuju prit,
Mka thirr drjtori i postës nërmal drejtori gjeneral se kishin qef meju than GJENERALA,
Me një reagim tfort pse mke bo tag n fb edhe un ja ktheva në të njejtën mënir po gjat bisedes më tha pse nuk ta ka ba BDI-ja edhe i tregova se nuk e kam pasën tkryme se në BDI kan bo qka kan bo ni njeri e kena xhet që najka sos punën.
Pas ksaj vijon DËNIMI sod e asaj dite nuk avancohem, pas 2 këkesave për avancim nuk um lejohet të baj, ankes zyrtare për mos avancim dhe kërkesë për rishqirtim qysh u avancuan të tjerët.
Nga informacionet që kam, disa punonjës të tjerë janë avancuar edhe pse nuk e kan të njejtin nivel arsimor.
Kerkoj prej krerëve të #VLEN Bekim Sali Afrim Gashi Izet Mexhiti Bilall Kasami Adnan Azizi qysh kam kërku edhe prej Ali Ahmeti që të vendosni njerz adekuat në pozita tash une vetëm po reagoj për bukën teme,
Nëse muka sos mue rrëski nuk e kam dert at pun Babës tem juka sos rrëski nmoshën 30 vjeqare
E qat rrëskin qka jeni tuma hangër tash e 2 vite e gjys e hankshi me fmite juaj,
Kërkoj falje prej dashamirve po sekam qare se spo mujj me duru Zullumin.
