Partite opozitare te Greqise i kanë kerkuar qeverise t’i pergjigjet një raporti të Wall Street Journal, sipas të cilit ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, dyshohet se ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara ishin perfshire në rrëzimin e qeverisë së Rumanise dhe se mund të bënin të njejtën gjë edhe në Greqi.

Sipas Wall Street Journal, Guiltoyle dyshohet se i ka bërë këto komente gjate një darke ne mars, ku moren pjesë zyrtare greke dhe amerikane. Duke iu referuar renies së afërt të qeverisë së qendrës së djathtë të Rumanisë, Guilfoyle dyshohet se i tha ministrit grek të Energjise, Stavros Papastavrou, se Shtetet e Bashkuara kishin qenë te perfshira ne rrëzimin e saj.

“Ne mund ta bëjmë ketë me çdo vend që duam. Ne mund ta bëjmë ketë ketu”, dyshohet se ka thenë Guilfoyle.

Sipas Kathimerinit, Papastavrou eshte pergjigjur se SHBA-ja nuk mund ta zevendesonte geverine greke, e cila ishte zgjedhur nga populli. Nga ana tjetër, avokati i Guilfoyle ka kundërshtuar keto raportime.