Një foshnjë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, mëngjesin e 7 shtatorit.

Sipas Policisë, foshnja është dërguar në spital nga prindërit e saj, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente, ndërsa detajet për shkakun e vdekjes nuk janë bërë të ditura.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume