OVL e UÇK-së: Faleminderit shqiptarë! Populli s’do të ndalet së kërkuari drejtësi
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka falënderuar të gjithë shqiptarët që morën pjesë në protestën gjithëpopullore në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, OVL e UÇK-së theksoi se populli i Kosovës nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Faleminderit, shqiptarë! Ky popull nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për UÇK-në, deri në vendosjen e drejtësisë dhe të së vërtetës”, thuhet në njoftim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume