Një 27-vjeçare nga Dibra ka mbetur e lënduar pasi ra nga një mur pranë një objekti hotelerik në rrugën rajonale Mavrovë–Dibër.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Udhëkryqi i Manastirit”, ku punonjësja A.K. ra nga një lartësi prej rreth dy metrash pranë hyrjes ndihmëse të objektit.
Ajo u transportua në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, raporton Tetovasot.