Trumpi është i përkushtuar ndaj një angazhimi konstruktiv, ndërsa Moska dhe Kievi duhet të arrijnë një marrëveshje mes tyre.
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot se ekzistojnë mundësi reale për arritjen e një zgjidhjeje të konfliktit në Ukrainë, duke vlerësuar se presidenti amerikan Donald Trump është i përkushtuar ndaj një angazhimi pozitiv dhe konstruktiv në drejtim të tejkalimit të tij.
“Më e rëndësishmja është që Rusia dhe Ukraina të arrijnë një marrëveshje mes tyre, ndërsa vendet e tjera mund të ndihmojnë vetëm në këtë proces”, deklaroi Putin, transmetoi “Sputnik”.
Duke folur në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok, Putin vlerësoi se qasja e SHBA-së ndaj bisedimeve ruso-ukrainase është e drejtë. Ai theksoi se vazhdojnë kontaktet me përfaqësuesit e administratës amerikane që Trump i ka emëruar për dialog me Moskën.
Diamond Restaurant & Hotel