Ambasada e ShBA-së në Prishtinë, ka dalë me një njoftim lidhur me protestën e sotme që do të zhvillohet sot në kundërshtim të aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada ka paralajmëruar personelin e saj se protesta mund të shkaktojnë turma të mëdha, mbyllje të rrugëve dhe ndërprerje të trafikut në zonat përreth, duke apeluar që të shmanget lëvizja në sheshin “Skënderbeu” gjatë zhvillimit të protestës, transmeton Klankosova.tv.

“Disa organizata kanë paralajmëruar demonstrata të mëdha për ditën e premte, 18 shtator, në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu” në qendër të Prishtinës. Këto demonstrata mund të shkaktojnë turma të mëdha, mbyllje të rrugëve dhe ndërprerje të rënda të trafikut në zonat përreth. Ju lutemi shmangni sheshin Skënderbej dhe zonat përreth gjatë kësaj kohe”, thuhet në njoftim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume