Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shtyrë seancën konstituive për ditën e diel, pasi që LDK ka lëshuar sallën në momentin kur Haxhiu ka insistuar të procedohet me zgjedhjen e nënkryetarit të LDK’së duke anashkaluar radhën e PDK’së si parti të dytë.

Haxhiu ka insistuar të shkohet me emrin e Kujtim Shalës në votim, pasi sipas saj, PDK po refuzon shfrytëzimin e mundësisë për propozimin e një emri të dytë apo emrin e njëjtë për të dytën herë.

LDK s’ka pranuar një proces të tillë, duke lëshuar sallën. Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se duhet respektuar rregullat e konstituimit dhe se s’mund të anashkalohet partia e dytë më e madhe në Kuvend.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume