Specialja: Katërshja e UÇK-së kishte objektiv Pavarësinë e Kosovës
Kryegjykatësi, Charles Smith ka thënë se trupi gjykues ka konstatuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte objektiv Pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se objektivat e ushtarëve dhe katërshes së UÇK-së ishin që Kosova të ishte e pavarur, transmeton Klankosova.tv.

“Trupi gjykues konstatoi se të katër të akuzuarit dhe personat e tjerë në udhëheqjen e UÇK-së, kishin dy objektiva, Pavarësinë e Kosovës dhe vendosjen e kontrollit politik dhe institucional mbi atë që shpresonin se do të kishte një Kosovë të Pavarur”, tha Smith.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume