Pas konsultimit me Prokurorin Publik, janë privuar nga liria tre persona për drejtimin e automjetit para fitimit të së drejtës për drejtim, përkatësisht pa leje drejtimi, si dhe një person për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit. Të gjitha automjetet janë konfiskuar. Janë privuar nga liria E.J. (28) nga Shkupi – i ndaluar më 08.09.2026 në orën 20:35 te nyja e Grupçinit me automjetin e udhëtarëve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi, A.I. (28) nga fshati Gajre i Tetovës – i ndaluar më 08.09.2026 në orën 21:35 në fshatin Palçisht i Poshtëm me automjetin e udhëtarëve “BMW” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi, F.J. (24) nga Tetova – e ndaluar më 08.09.2026 në orën 23:20 në rrugën “Iliria” në Tetovë me automjetin e udhëtarëve “BMW” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi dhe D.S. (41) nga fshati Odri i Tetovës – i ndaluar më 08.09.2026 në orën 20:25 në rrugën rajonale fshati Bërvenicë – Tetovë me automjetin e udhëtarëve “Audi” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte me 1.58 promilë alkool në gjak. Personi është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacionin policor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume