Protesta e shqiptarëve po vazhdon në Hagë, në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-krerëve të saj, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale.

Qytetarë të mbledhur në Hagë po shprehin solidaritetin e tyre me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, ndërsa mbajnë flamuj kombëtarë dhe pankarta në mbështetje të tyre, njofton TS.

Protestuesit kanë përcjellë mesazhe për drejtësi dhe liri për ish-krerët e UÇK-së, ndërsa vëmendja e shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora është përqendruar te Haga.

Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së pritet të shpallet më 16 shtator në Gjykatën Speciale në Hagë.

TS ju sjell pamje nga HAGA:

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume