Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, gjatë vizitës së tij në Nju Jork ka zhvilluar takime me përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe pjesëmarrës në aktivitetet shqiptaro-amerikane.

MARKETING

Sipas njoftimit të VLEN-it, Mexhiti ka marrë pjesë në Galën e Këshillit për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, ku ka folur për rëndësinë e organizimit dhe përfaqësimit të diasporës shqiptare në institucionet amerikane.

Në kuadër të vizitës, Mexhiti është takuar edhe me gjeneralin amerikan Wesley Clark. VLEN e veçon këtë takim për shkak të lidhjes së Clark me Komunën e Çairit, ku ai është shpallur qytetar nderi.

Në njoftim, VLEN vlerëson se diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara përfaqëson një potencial në fusha të ndryshme, përfshirë biznesin, diplomacinë, akademinë dhe jetën publike.

Sipas partisë, ky potencial duhet të shërbejë për forcimin e bashkëpunimit me institucionet amerikane dhe për rritjen e mbështetjes ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Shqipëri dhe rajon.

VLEN thekson gjithashtu se marrëdhëniet shqiptaro-amerikane kanë një rëndësi të veçantë dhe se forcimi i këtij partneriteti, sipas saj, duhet të shihet edhe si një investim për të ardhmen.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume