Një banor 60-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka mbetur pa 139.474 denarë nga llogaria e tij bankare, pasi paratë janë transferuar përmes transaksioneve të paautorizuara në platforma të huaja të internetit, raporton Tetovasot.

Rasti është denoncuar më 26.10.2026 në ora 17:20 në SPB Tetovë. Pas kontrollit të raportit të detajuar nga banka është konstatuar se në periudhën prej 1 deri më 20 tetor janë realizuar disa transaksione të paautorizuara.

Policia po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm gjatë përdorimit të aplikacioneve bankare dhe shërbimeve online, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume