Një nxënës 14-vjeçar nga fshati Miletinë ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është sulmuar fizikisht nga një bashkëmoshatar në oborrin e shkollës, raporton Tetovasot.
Rasti është raportuar nga Qendra Urgjente në Tetovë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.