Policia e Tetovës gjatë një kontrolli të transportit publik dhe autobusëve të nxënësve ka gjetur një thikë në pjesën e pasme të një autobusi që transportonte nxënës, raporton Tetovasot.
Gjithashtu, te një 15-vjeçar nga Pallçishti i Poshtëm është gjetur dhe konfiskuar një boks hekuri.
Ndaj të miturit do të parashtrohet procedurë sipas Ligjit për Armët.