17-vjeçarja denoncon dhunë nga bashkëshorti jashtëmartesor dhe familja e tij, tre persona arrestohen
Një vajzë 17-vjeçare ka denoncuar në Policinë e Rostushës se për një periudhë kohore është kërcënuar dhe maltretuar fizikisht e psikikisht.
Sipas kallëzimit, dhuna dyshohet se është ushtruar nga bashkëshorti i saj jashtëmartesor, nëna e tij dhe motra e mitur.
“Të tre personat janë privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë procedura përkatëse,” njoftoi MPB.TS