Realizohet aksion për parandalimin e prerjes dhe transportit të paligjshëm të druve për ngrohje në Shtip, konfiskohet një sasi e madhe masë drurore dhe automjete
Më 23.10.2026, në periudhën nga ora 04:00 deri në orën 16:00, nëpunës policorë të Stacionit Policor me Kompetenca të Përgjithshme në Shtip, pranë SPB Shtip, realizuan një aksion për zbulimin dhe parandalimin e prerjes së paligjshme të drurëve, shkatërrimin e pyjeve dhe transportin e paligjshëm të druve për ngrohje. Aksioni u zhvillua në rrugët që çojnë drejt malit Pllaçkovicë, si dhe në zonat e fshatrave përreth.
Me këtë rast, në fsh. Kalauzli, u ndalua një automjet i markës „Ford“, i drejtuar nga L.S. nga Shkupi, me qëndrim në Shtip. Gjatë kontrollit janë gjetur dru për ngrohje pa dokumentacion përkatës. Automjeti dhe drutë janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar Policisë Pyjore.
Në zonën e fsh. Kuçicë është gjetur një automjet i braktisur i udhëtarëve „Mitsubishi“, në të cilin ishin vendosur dru për ngrohje. Automjeti është konfiskuar dhe është dërguar në rrethin e SP me KP Shtip – SPB Shtip për konstatimin e pronësisë dhe verifikimin e lidhjes së mundshme me ndonjë vepër penale.
Gjithashtu, në një lokacion tjetër në zonën e fsh. Kuçicë, janë gjetur dru për ngrohje të depozituar.
Ndërsa, në zonën e fsh. Radanjë, në bashkëveprim me Policinë Pyjore, janë gjetur dru për ngrohje pa vulë përkatëse, të grumbulluar në oborrin e një shtëpie në pronësi të D.A. nga fsh. Radanjë, që dyshohet se kanë prejardhje nga prerja e paligjshme. Drutë janë konfiskuar dhe u janë dorëzuar punonjësve të Ndërmarrjes Publike „Pyjet Kombëtare“, filiali „Serta“ – Shtip.
Pas dokumentimit dhe zbardhjes së plotë të rasteve do të vijojnë kallëzime përkatëse.



