Sot në Shtip, zyrtarët policorë të Sektorit për Tregti të Paligjshme me Drogë dhe Armë pranë SPB-së Shtip kanë privuar nga liria I.D. (40), nga Shtipi.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe në ambientet ndihmëse, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Shtipit, janë gjetur dhe sekuestruar një qese me marihuanë, një qese me një substancë në formë kokrrizash, tri peshore digjitale me mbetje të një substance të bardhë në formë kokrrizash, si dhe para.
Personi është mbajtur në stacionin policor. Është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

