Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, ka publikuar rezultatet e para preliminare për zgjedhjet parlamentare në Serbi, bazuar në 56% të mostrës së përpunuar.

Sipas këtyre të dhënave, ndryshimi kryesor politik shënohet nga fitorja e thellë e “Listës së Studentëve”, e cila ka arritur të marrë shumicën me 52% të votave. Kjo listë ka lënë prapa koalicionin e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq, i cili renditet i dyti me 39,3% të votave.

Nga ana tjetër, blloku i udhëhequr nga Ivica Daçiq ka shënuar një rënie të dukshme, duke grumbulluar vetëm 2,3% të votave sipas numërimit të deritanishëm të mostrës, ndërsa pragu zgjedhor në Serbi është 3%.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume