Një rast i dyshuar i dhunës ndaj një të miture është raportuar në Tetovë, ndërsa policia ka nisur procedurat për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Siç mëson Tetovasot, më 15.10.2026, në orën 22:00, në SPB Tetovë, M.Z. (41) nga fshati Reçicë e Madhe ka denoncuar se rreth orës 18:00, fqinji i saj N.S. kishte sulmuar fizikisht vajzën e saj të mitur.
Sipas policisë, rasti është në procedurë dokumentimi dhe pas përfundimit të hetimeve do të parashtrohet parashtresa përkatëse.
Tetovasot do të vijojë të ndjekë zhvillimet lidhur me këtë rast.