Gostivar – Një tjetër rast i dhunës në familje është regjistruar në Gostivar, raporton Tetovasot.

Sipas Policisë, më 25 tetor 2026, rreth orës 11:50, efektivët e DPB Gostivar kanë arrestuar S.S. (33) nga një fshat i Gostivarit, pasi ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij 48-vjeçare.

Sipas kallëzimit, rreth orës 02:00 të mëngjesit, pas një debati të shkurtër, ai kishte hyrë me forcë në banesë, kishte dëmtuar derën e ballkonit dhe më pas e kishte sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Siç mëson Tetovasot, i dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet parashtresë përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume