Tetovë – Një automjet luksoz është vjedhur gjatë ditës së djeshme në Tetovë, raporton Tetovasot.
Sipas policisë, pronari F.D. (44) nga Reçica e Vogël ka denoncuar se në rrugën “Vidoe Smilevski Bato”, në intervalin nga ora 12:30 deri në 16:00, i është vjedhur automjeti “Range Rover” me targa kombëtare zvicerane.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe gjetjen e automjetit.
Tetovasot do të informojë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.