Një 43-vjeçar nga Gostivari ka përfunduar në prangat e policisë pas një denoncimi për dhunë në familje.
Siç mëson Tetovasot, B.K. (43) është arrestuar pasi bashkëshortja e tij 41-vjeçare e denoncoi për dhunë në familje.
I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij do të zhvillohen procedurat e mëtejshme ligjore.