Një konflikt i dhunshëm është regjistruar pas përfundimit të një seance gjyqësore në Gjykatën Themelore të Tetovës.

Sipas Policisë, një 38-vjeçar nga Tenova ka raportuar se është sulmuar fizikisht në korridorin dhe parkingun e gjykatës nga katër persona.

“Si pasojë e sulmit ai ka pësuar lëndime trupore dhe i janë dëmtuar një pjesë e sendeve personale,” njofton MPB.

Pak më vonë, katër të dyshuarit janë paraqitur vetë në stacionin policor.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse,” thekson Policia raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume