7 tetor 2026, Shkup – Një vit pas anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro – SEPA, qytetarët dhe kompanitë po përfitojnë nga pagesat më të shpejta, më të thjeshta dhe më efikase në euro.

Anëtarësimi në SEPA paraqet reformë të rëndësishme në sistemin e pagesave, me ç’rast korniza ligjore dhe institucionale e vendit u harmonizua në përputhje me standardet evropiane. Me implementimin praktik nga Banka Popullore dhe bankat, kjo reformë sot po sjell përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset.

“Para një viti, hodhëm një hap të rëndësishëm drejt standardeve evropiane në fushën e pagesave. Sot, qytetarët dhe kompanitë përfitojnë nga pagesat më të shpejta, më të thjeshta dhe më efikase në euro. Ministria e Financave realizoi reformën kryesore, përmes së cilës Republika e Maqedonisë iu bashkua SEPA-s, duke mundësuar zbatimin praktik të saj nga Banka Popullore dhe bankat.

SEPA është shembull se reformat nuk janë vetëm ndryshime në ligje – por përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset”, deklaroi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në një postim në Facebook.

Me anëtarësimin në SEPA, qytetarët dhe kompanitë mund të realizojnë pagesa ndërkufitare në euro sipas rregullave dhe standardeve të njëjta si në vendet e Zonës së Vetme të Pagesave në Euro. Kjo kontribuon në transaksione më të shpejta, më të sigurta dhe më efikase, si dhe në uljen e kostove që lidhen me pagesat ndërkufitare.

Përfitimet janë veçanërisht të rëndësishme për kompanitë, për të cilat pagesat ndërkufitare më efikase nënkuptojnë punë më të lehtë me partnerët evropianë, likuiditet më të mirë dhe kosto më të ulëta transaksionesh.

Hap kryesor në zbatimin e reformës ishte miratimi i Ligjit për Shërbimet e Pagesave dhe Sistemet e Pagesave, i përgatitur nga Ministria e Financave dhe i propozuar nga Qeveria, si dhe miratimi i akteve nënligjore nga Banka Popullore.

Kërkesa për anëtarësim në SEPA u parashtrua më 10 korrik të vitit 2024, ndërsa më 6 mars të vitit 2025, u pranua aplikimi për anëtarësim në SEPA nga Këshilli Evropian i Pagesave. Me këtë gjithashtu u mundësua anëtarësimi i bankave vendase në skemat e pagesave përmes të cilave kryhen pagesat në euro.

Bëhet fjalë për zonë pagesash që përfshinë 41 vende evropiane.

Një vit në SEPA është shembull se reformat që po zbatohen sjellin rezultate konkrete dhe përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe kompanitë. Ministria e Financave vazhdon me reformat e orientuara drejt harmonizimit me standardet evropiane dhe krijimit të kushteve më të mira për qytetarët dhe bizneset.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume