Temperatura më e ulët e mëngjesit sot është matur në Kodrën e Diellit, ku janë regjistruar 3 gradë Celsius, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Sipas të dhënave të DPHM-së, në Lazaropole janë matur 5 gradë, në Hanet e Mavrovës, Manastir dhe Krushevë 6, në Kriva Pallankë 7, në Berovë dhe Pretor 8, në Ohër, Vinicë dhe Prilep 9, ndërsa në Kumanovë, Tetovë, Shtip dhe Strumicë janë matur 10 gradë.

Në Shkup në stacionin matës Zajçev Rid janë matur 11 gradë, ndërsa në Veles, Kavadar, Demir Kapi dhe ne aeroportin e Shkupit Petrovec 12 gradë. Më së ngrohti sot në mëngjes ishte në Gjevgjeli me 14 gradë Celsius.

Në 24 orët e fundit deri në orën 8 të mëngjesit, më së shumti shi ka rënë në Kriva Pallankë, ku janë matur 21 litra për metër katror. Në Vinicë kanë rënë 9 litra për metër katror, ​​në Berovë 8, në Kumanovë 4, ndërsa në Shtip dhe Lazaropole është matur 1 litër për metër katror.