Një kontroll trafiku në Gostivar përfundoi me arrestimin e dy personave.

Siç mëson Tetovasot, policia ndaloi automjetin Ford Mondeo me targa të Gostivarit, të drejtuar nga D.M. (24) nga Çajla, i cili nuk posedonte leje drejtimi.

Gjatë kontrollit, tek bashkëudhëtari E.A. (21) nga i njëjti fshat u gjet marihuanë, çka çoi edhe në arrestimin e tij.

Automjeti është konfiskuar, ndërsa ndaj të dyve do të ndërmerren procedurat ligjore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume