Një 27-vjeçar nga Gostivari është arrestuar nga zyrtarët e Ekipit Mobil “Task Force” pasi dyshohet se tentoi të heqë qafe drogën sapo pa patrullën policore, raporton Tetovasot.

Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur më 8 tetor rreth orës 12:10 në rrugën “Kej Vardar” në Gostivar.

Policia njofton se “personi pasi ka vërejtur patrullën policore ka hedhur një paketim me marihuanë, i cili është gjetur dhe sekuestruar.”

I dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume