Një 54-vjeçar ka humbur jetën të hënën pasdite në Ferizaj, pasi dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej rreth shtatë metrash, derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës.

Këto detaje i ka bërë të ditura policia në raportin 24-orësh të saj, transmeton Klankosova.tv.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj.

Sipas informacioneve zyrtare, ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume