Eksperti i sigurisë Gert Metani ka bërë deklarata të forta për Policinë e Shtetit gjatë emisionit “Të Paekspozuarit”, të drejtuar nga Ylli Rakipi në Vizion Plus.

Duke komentuar protestat kundër qeverisë Rama dhe përplasjet mes qytetarëve dhe efektivëve, Metani pretendoi se mes punonjësve të policisë ka edhe persona të dyshuar për përfshirje në krime të rënda.

“E di ti që ka punonjës policie të dyshuar si vrasës me pagesë?”, deklaroi Metani.

Kjo deklaratë solli reagimin ironik të moderatorit Ylli Rakipi.

“Në filma kam parë shumë”, iu përgjigj Rakipi.

“T’i sjell unë, nëse nuk i ke parë”, këmbënguli eksperti i sigurisë.

Gjatë debatit, Metani ngriti gjithashtu pretendime për praninë e personave me probleme me drejtësinë mes forcave që kanë ndërhyrë gjatë protestave.

Ai rrëfeu edhe një episod ku, sipas tij, një efektiv kishte goditur një protestues vetëm sepse mbante maskë në fytyrë.

Moderatori Ylli Rakipi i kërkoi disa herë të jepte emra konkretë për pretendimet e ngritura në studio.

Deklaratat e Metanit vijnë në një kohë kur ndërhyrjet e Policisë së Shtetit gjatë protestave janë bërë objekt debatesh të forta publike.

Megjithatë, pretendimi se në polici ka persona të dyshuar si vrasës me pagesë nuk është konfirmuar nga një burim zyrtar apo nga prova të paraqitura publikisht gjatë debatit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume