Një 45-vjeçar nga fshati Zdunjë i Gostivarit është privuar nga liria pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, raporton Tetovasot.
Sipas Policisë, më 7 tetor 2026, rreth orës 15:40, zyrtarët e Stacionit Policor Mavrovë, gjatë një kontrolli në trafik, kanë konstatuar se M.E. (45) po drejtonte një automjet të tipit “Opel Vectra” me targa të Gostivarit pa patentë shoferi.
“Automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse,” njofton MPB.