Qytetarët do të duhet të vazhdojnë të mbajnë me vete letërnjoftimet dhe patentë shoferët plastikë, edhe pse dokumentet tashmë janë të disponueshme edhe në formë elektronike përmes aplikacionit të ri mobil “M-Uslugi”, përcjell TV21. Dokumentet digjitale për momentin nuk do të pranohen gjatë identifikimit nga policia, pasi për njohjen e tyre zyrtare nevojiten ndryshime në legjislacion.

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ka konfirmuar për SDK.mk se gjatë kontrolleve policore qytetarët do të duhet të paraqesin letërnjoftimin ose patentë-shoferin fizik. Ai ka theksuar se tashmë po punohet për ndryshimet e nevojshme në ligje dhe rregullore, por deri në hyrjen e tyre në fuqi, dokumentet plastike mbeten të detyrueshme gjatë identifikimit.

Aplikacioni i ri “M-Uslugi”, i prezantuar zyrtarisht dje, mundëson qasje në dokumente digjitale, shërbime publike dhe njoftime nga institucionet. Përdorimi i tij është falas dhe vullnetar, ndërsa në të ardhmen planifikohet zgjerimi i funksionaliteteve, përfshirë edhe mundësinë e kryerjes së pagesave elektronike.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume