Kryetari i Këshillit Nacional për Integrime Evropiane, Venko Filipçe, nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska, dhe deputetët Ivanka Vasilevska dhe Igor Zdravevski u takuan me një delegacion holandez, të kryesuar nga Helen Beker, zëvendësministre e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës dhe drejtoreshë e përgjithshme për bashkëpunim evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës.
Kryetari i Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, Venko Filipçe, shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Holandës për vendin tonë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në fokus të bisedimeve ishin procesi i integrimit evropian dhe përmbushja e kritereve të Kopenhagës, me theks të veçantë te sundimi i ligjit, mediat e pavarura, mbrojtja e kategorive të cenueshme të qytetarëve dhe sigurimi i një gjyqësori të pavarur.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për situatën e sigurisë në Bashkimin Evropian, Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, si dhe për mundësitë dhe përfitimet nga tregu i përbashkët evropian.
Në takim u konfirmua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në procesin e integrimit evropian, si dhe e mbështetjes së mëtejshme për reformat që synojnë harmonizimin e vendit me standardet evropiane.



