Ministria e energjisë, minierave dhe burmeve minerale informon publikun se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për caktimin e fillimit dhe përfundimit të orës verore në vitin 2026, të botuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 58, më 19 mars 2026.
Sipas Vendimit të miratuar, ora verore filloi më 29 mars 2026, ndërsa ora dimërore fillon më 25 tetor 2026, në orën 03:00, duke i kthyer akrepat e orës një orë prapa; pra, ora 03:00 bëhet ora 02:00.
Miratimi i këtij Vendimi është në përputhje me praktikën e përcaktuar vjetore për rregullimin e llogaritjes së kohës, si dhe me detyrimet për harmonizim me rregullativën evropiane në këtë fushë.