Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkurset për nëntë kategori bursash për nxënësit e shkollave të mesme për vitin shkollor 2026/2027.
Numri më i madh, 1.570 bursa, është rezervuar për nxënësit e regjistruar në paralelet duale të arsimit profesional, ku një pjesë më e madhe e mësimit zhvillohet përmes praktikës profesionale.
Gjithashtu, janë paraparë 900 bursa për mbështetje sociale, 300 për nxënës të programeve të veçanta mësimore dhe 180 për nxënës me nevoja të veçanta.
Nga 150 bursa do të ndahen për tri kategori: nxënësit në programe trevjeçare të arsimit profesional, nxënësit-sportistë të talentuar dhe nxënësit e talentuar në fusha të tjera. Ndërkaq, nga 50 bursa janë paraparë për nxënësit pa prindër dhe për talentet e reja në fushën e artit.
Kushtet dhe dokumentacioni për aplikim janë publikuar në konkurset zyrtare të Ministrisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume