Sot në Maqedoninë e Veriut pritet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, ndërsa në pjesët veriore të vendit do të ketë kushte për reshje shiu, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Në zonat më të larta malore, reshjet e shiut do të shndërrohen herë pas here në reshje bore.

Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior, e cila herë pas here do të jetë e fortë, duke arritur shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 7 deri në 17 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, me mundësi për reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 13 gradë Celsius.

Të mërkurën dhe të enjten pritet mot relativisht i qëndrueshëm, ndërsa të premten dhe gjatë fundjavës do të ketë sërish kushte për reshje shiu.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume