Sipas rezultateve të para zgjedhore, socialistët e Ivica Daçiqit nuk kanë arritur të kalojnë pragun zgjedhor prej 3%.

Nëse këto rezultate konfirmohen, Partia Socialiste e Serbisë do të mbetet pa deputetë në Kuvendin e Serbisë për herë të parë që nga vendosja e sistemit shumëpartiak në vitin 1990.

Ndërsa në Serbi po analizohen rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, vëmendje të veçantë po tërheq dështimi i mundshëm i njërës prej partive politike më jetëgjata në vend.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume