Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka nisur hetimet ndaj një 20-vjeçari nga Reçica e Madhe, i dyshuar për disa vepra penale që lidhen me krimin kibernetik, keqpërdorimin e të dhënave personale dhe pornografinë me fëmijë.

Sipas Prokurorisë, i riu dyshohet se gjatë viteve 2025–2026 ka administruar një grup ilegal në Telegram, përmes të cilit ofronte mjete dhe programe për mashtrime financiare. Ai dyshohet gjithashtu se ka administruar faqe interneti të lidhura me platformën ilegale „OLVX“, ku shiteshin të dhëna të vjedhura dhe kredenciale për hyrje në llogari. Në këtë platformë janë ofruar mbi 1.500 të dhëna të vjedhura të qasjes, që u përkisnin personave fizikë dhe juridikë.

Gjatë kontrollit të urdhëruar nga gjykata, policia i ka sekuestruar dy telefona celularë. Në një dosje të fshehur në njërin prej tyre janë gjetur 29 video me përmbajtje eksplicite të akteve seksuale mes të rriturve dhe fëmijëve, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Përveç veprave të tjera, 20-vjeçari dyshohet edhe për prodhim dhe shpërndarje të pornografisë me fëmijë.

Duke vlerësuar rrezikun e arratisjes dhe mundësinë që i dyshuari të vazhdojë kryerjen e veprave penale, prokurori i ka kërkuar gjykatës caktimin e masës së paraburgimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume