Protestuesit ribashkohen dhe marshojnë sërish drejt Kryeministrisë, kordoni i policisë nuk i lejon të afrohen te godina
Vetëm disa minuta pasi u shpërndanë nga policia, protestuesit janë ribashkuar sërish dhe kanë vijuar marshimin drejt Kryeministrisë.
Sipas pamjeve, në sfond dëgjohen gjithashtu thirrjet e protestuesve: “Rama, jep dorëheqjen!”. Ndërkohë, policia ka vendosur perimetrin e sigurisë, duke mos i lejuar protestuesit të shkojnë drejt godinës.
Pas refuzimit të protestuesve për të kaluar nga Kryeministria dhe jo në trotuar, policia ka përdorur spraj me piper ndaj tyre.