Tetovasot raporton se SPB Veles ka ngritur kallëzim penal kundër N.M. (42) nga Velesi për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike.

Sipas hetimeve, më 2 tetor 2026 ai është vërejtur duke lënë qese të vogla me kokainë dhe opium në vende të ndryshme pranë shtëpisë së tij, të cilat më pas janë gjetur dhe sekuestruar nga policia.

Pas dokumentimit të rastit, procedura penale ndaj tij do të vazhdojë, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume