Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka votuar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke u bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në procesin zgjedhor.

“I ftoj qytetarët të dalin sot në numër të madh dhe të votojnë. Kjo ditë është vendimtare dhe jetike për të ardhmen e rajonit, por në radhë të parë për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Prandaj, mos hezitoni: dilni së bashku me të gjithë anëtarët e familjes dhe përgjigjuni kësaj dite”, tha Sinani.

Ajo e cilësoi procesin e sotëm zgjedhor si një referendum më vete, duke e përsëritur thirrjen për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve.

“Mendoj se procesi zgjedhor i sotëm është referendum në vetvete, ndaj dilni masivisht”.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare po mbahen sot në Serbi, ku në votim janë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, përfshirë Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume