Lamine Yamal dhe Erling Haaland kryesojnë listën e futbollistëve me vlerën më të lartë në tregun botëror, me nga 220 milionë euro.

Në vendin e tretë renditet Kylian Mbappé me 200 milionë euro, ndërsa Michael Olise vlerësohet me 180 milionë euro, plus 10 milionë euro në raport me vlerësimin e mëparshëm.

Jude Bellingham është në pozitën e pestë me 160 milionë euro, i ndjekur nga Pedri me 150 milionë euro.

Në top-10 janë edhe Joao Neves, Khvicha Kvaratskhelia dhe Vitinha, të gjithë me vlerë 140 milionë euro.

Listën e mbyll Vinicius Junior me 130 milionë euro, 10 milionë më pak se vlerësimi i tij i mëparshëm.

10 më të shtrenjtët në botë:

Lamine Yamal – Barcelona: 220 milionë €
Erling Haaland – Manchester City: 220 milionë €
Kylian Mbappé – Real Madrid: 200 milionë €
Michael Olise – Bayern Munich: 180 milionë € (+10 milionë)
Jude Bellingham – Real Madrid: 160 milionë €
Pedri – Barcelona: 150 milionë €
João Neves – PSG: 140 milionë €
Khvicha Kvaratskhelia – PSG: 140 milionë €
Vitinha – PSG: 140 milionë €
Vinicius Junior – Real Madrid: 130 milionë € (-10 milionë)

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume