Senatorja amerikane Jeanne Shaheen dhe senatori Dick Durbin kanë vizituar të enjten Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës në Potoçari, ku kanë nderuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës.

Shaheen ka bërë të ditur se së bashku me Durbinin kanë vendosur një kurorë në kujtim të më shumë se 8 mijë burrave dhe djemve boshnjakë të vrarë në gjenocidin e Srebrenicës.

“Ne i kujtojmë viktimat dhe qëndrojmë pranë familjeve që vazhdojnë të vajtojnë humbjen e tyre”, ka shkruar Shaheen.

Vizita e dy senatorëve amerikanë është pjesë e një delegacioni zyrtar në Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin Bosnjë e Hercegovinën, Shqipërinë, Malin e Zi, Kroacinë dhe Kosovën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume